Udhëheqësi i Lega-s ka takuar udhëheqësen e Rassemblement National. Flitet për një manifestim të madh për zgjedhjet evropiane

Nga: Agostino Corneli /

Marine Le Pen dhe Matteo Salvini u takuan në Paris.

Udhëheqësja e Rassemblement National ka komentuar takimin me aleatin e Lega-s duke shkruar një post në Twitter ne te cilin ka deklaruar : “Në formë të plotë dhe të gatshem për të fituar zgjedhjet evropiane më 26 maj me Matteo Salvinin”.

Takimi midis kreut të Lega-s dhe udhëheqëses së Rn (ish Front National) ishte shumë i përzemërt. Siç përshkruhet jo vetëm nga udhëheqësja franceze, por edhe nga burime të afërta me Ministrinë italiane të Punëve të Brendshme.

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, takimi i nivelit të lartë midis dy udhëheqësve sovraniste ka shërbyer para së gjithash për të hedhur themelet për periudhën e fundit të fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve evropiane të Majit, duke hedhur të zezë mbi te bardhe pikat kyce të programit të platformës së përbashkët të sovranistëve – e njëjta per te cilën do të takohen më 8 prillin e ardhshem në Hotel Gallia në Milano – dhe që do të jetë jo vetëm siguria, por edhe puna, familja dhe mjedisi.

Salvini dhe Le Pen pastaj kane hipotetizuar një demonstrim të përbashkët për mbylljen e fushatës zgjedhore për muajin maj, me idenë e “shpalljes së fillimit të një Evrope të re“. Ajo Europë, e cila sipas vullnetit të frontit sovranist duhet të udhëhiqet nga një bllok i përbërë nga lëvizje të ndryshme nga e gjithë Evropa, duke filluar nga Lega,nga e djathta franceze, por edhe nga AfD-ja gjermane dhe nga sovranistët austriakë.

Një fushatë e zgjerimit të Evropës së Kombeve,qe sipas Marine Le Pen, është detyrë e Salvinit, siç thuhet nga udheheqesja franceze në një intervistë me Corriere della Sera.

VERITAS.COM.AL/