Jeremy Corbyn është rizgjedhur si lider i Partisë Laburste, duke mundur lehtësisht sfidantin e tij Owen Smith.
Ai fitoi 61.8% të vitave, një fitore më e thellë se ajo e vitit të kaluar.
Corbyn premtoi se do të jemi të gjithë së bashku në Partinë Laburiste, duke thënë “ ne kemi shumë më tepër që na bashkojnë se sa na ndajnë”; dhe duke insistuar se partia do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme si një “lokomotivë e progresit” në vend.
Më shumë se gjysmë milionë anëtarë të Partisë, sindikatave dhe mbështetësve të regjistruar votuan sipas këtij konteksti.
Sipas rezultatit të shpallur, në prag të Konferencës së Partisë laburiste në Liverpul, zoti Corbyn fitoi 313,209 vota, përkundër 193,229 që mori zoti Smith.