Udhëheqësit e NATO-s kanë mbërritur në Bruksel për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Gjithashtu pritet të dëgjohet se çfarë mbështetje do t’i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që ta përjashtojë këtë mundësi duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do të kishte një luftë bërthamore.
E vetmja gjë që Putin tha se nuk donte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tij.
Sipas BBC, do të ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Evropën Lindore dhe gjetkë.
NATO thotë se do të ketë forca në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, të gjitha pjesë e këtij mesazhi që aleanca NATO-s dëshiron t’i dërgojë Putinit.
Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë rritje të mëdha të forcave të saj në Evropën Lindore për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës në një samit të posaçëm.
Shtetet anëtare tashmë po dërgojnë armë në Ukrainë.
Rusia i ka vënë forcat e saj bërthamore në “gadishmëri të posaçme në përgjigje të asaj që ajo e quan agresion të NATO-s.