Vëzhguesit më të vemendshëm e prisnin këtë: ardhja e Joe Biden po ndryshon gramatikën e përplasjes midis katolikëve në Shtetet e Bashkuara. Me Trump në Shtëpinë e Bardhë ishte baza që mund të mburrej me përfaqësim të plotë, ndërsa udhëheqësit kishtarë shtyheshin në emër të luftës kundër populizmit-sovranist dhe formave të tij praktike. Me liderin e Demokrateve të ngjitur në ulësen më të lartë në Shtetet, është baza për t’u ankuar për linjën, ndërsa ipeshkvët në mënyrë të pashmangshme përfundojnë duke u ndarë mbi bioetikën. Ky është një skenar i parashikueshëm, i cili ka ndodhur që në orët e para pas zgjedhjeve.

Ndër masat e para të miratuara nga udhëheqësi i demokrateve, vlen të përmenden edhe ato që kanë të bëjnë me abortin. Në përmbledhje, Biden ka rivendosur disa modalitete që mund të subvencionojnë praktikat e abortit. Trump e kishte përcaktuar fushën, duke luftuar atë që për ata pro life janë “industri të abortit”. Simbologji të ndryshme që kanë përçarë opinionin publik amerikan në dekadat e fundit. Këto janë faza në të cilat niveli i përplasjes, edhe për shkak të polarizimit të fortë që intereson ambientet kishtare, duket se ka arritur kulmin e tij.

Aborti, si të gjitha ceshtjet e hapura në lidhje me bioetikën, është tashmë një çështje ndarëse në vetvete, por këto janë kohera ne te cilat po luftohet një betejë e ashpër për avenirin e “të drejtave të reja”, me konservatorët dhe progresistët që luftojnë, kurrë si sot, për të gjetur pikat e konvergjencës. Për më tepër, për të djathtën tradicionaliste ka shumë pak për të negociuar mbi “vlerat e panegociueshme”. Me Donald Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë, megjithatë, Demokratët përballen me një autostradë për të hartuar llojin e botës që ata kanë ëndërruar gjithmonë, duke përfshirë “të drejtat e reja”. Kisha, e cila ka qenë gjithmonë anti-Trumpiane për më tepër,nuk mundet mgjate të heqë dorë nga bioetika.

Për sa i perket Biden qe u perceptua si me i preferuar se Trump nga njerezit e kishës, veçanërisht për shkak të vizionit të menaxhimit të fenomeneve migratore dhe për rivendosjen e multilateralizmit diplomatik, tani Kisha Katolike duhet të përballet me një problem të ri: si të mbështesë një president që deklarohet katolik , por qe është në krah të atyre që duan të dekonstruktojnë pikat e mëdha fikse të ligjit natyror sipas interpretimit katolik? Mendoni gjithashtu për eleminimin e ndalimit për atletët transgjinorë për të marrë pjesë në garën sportive të rezervuar për gjininë me të cilën identifikohen: Biden shënoi një pikë në favor të të ashtuquajturës “ideologji gjinore”, dhe madje edhe “Kisha në ikje” e Papa Françeskut nuk mund vecse të sinjalizojë ekzistencën e një “shkarjeje” të rrezikshme në “shpatin e rrëshqitshëm”.

Episkopata Amerikane lëshoi një komunikatë vitriolike: “Eshtë e rende – kane shkruar e zeza mbi te bardhe ipeshkvët Amerikanë – që një nga veprimet e para zyrtare të Presidentit Biden promovon në mënyrë aktive shkatërrimin e jetës njerëzore në vendet në zhvillim”. Dhe përsëri: “Ky urdhër ekzekutiv është antietik me arsyen, cenon dinjitetin njerëzor dhe është i papajtueshëm me mësimet katolike. Ne dhe vëllezërit tanë ipeshkvë jemi plotësisht kundër këtij veprimi ”. Kryesues i kritikave është Arqipeshkvi Jose Gomez, i cili është ekuivalenti i presidentit të CEI-t italian për organizimin episkopal të Shteteve të Bashkuara.

E majta kishtare, me shumë kardinalë të emëruar nga Bergoglio gjatë pontifikatit të tij, po provon ta ridimensionojë çështjen, por tashme zari eshte hedhur: Biden do të ketë një kundërshtar më shumë në Konferencën e Episkopale Amerikane, e cila gjatë mandatit të Trump u dallua mbi të gjitha nga kritikat e bëra kundër mbylljeve të kufijve. Baza e besimtarëve është gjithashtu intrasigjente dhe nëse udhëheqësit kishtarë nuk do ta nxisnin Bidenin mbi bioetikën, shkëputja midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të Kishës do të bëhej i papershkrueshëm, me gjithçka që mund ta shoqëroje.

Kisha nuk është e gjitha në krah të presidentit në detyrë: një risi, të cilën mbase jo të gjithë e kishin llogaritur, por që rrezikon të ndikojë në klimën dhe debatin publik gjatë katër viteve të ardhshme.

VERITAS.COM.AL