(FOTO: Enkeleida Shehi)/

Sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ishte parashikuar votimi për shkarkimin e drejtoreshës së AMF, Enkeleida Shehi. Por deputetët e LSI kaun munguar në mbledhje me qëllim që të mos bëhet i mundur shkarkimi i drejtoreshës. Edhe depuetët e PD-së kanë munguar, natyrisht, për sa kohë ndodhen në protestë dhe në “Parlamentin e Çadrës”, siç e kanë deklaruar vetë ata.

Prej disa ditësh, sipas njoftimeve të medias, zonja Shehi ishte piketuar për t’u shkarkuar- sipas raportit të Bordit të Institucionit, për shkak të “gabimeve në detyrë”. Shkarkimi zyrtar i saj do të arrihej- sipas ligjit- vetëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Por kjo nuk ndodhi për shkak të splitit që bëri LSI nga aleatët e PS-së.

Disa po e komentojnë mungesën e LSI si akt ndarjeje nga PS. Përveç kësaj, LSI me këtë akt mund të jetë duke hedhur “ura” me aleatë të rinj të vegjël, siç është Partia e Dash Shehit- gruaja e të cilit është Enkeleida.

/Veritas.com.al/