Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po sjell një “masakër brutale” me bombardimet në provincën Deir al-Zour.

Në sulmet gjatë natës të vrarët vlerësohen rreth 100 luftëtarë pro- qeveritarë afër lumit Eufrag.

Ministri Sirian i Punëve të Jashtme tha se i kishte shkruar Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar ndëshkim ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara tha se ishte një përgjigje ndaj një “sulmi të paprovokuar” mbi luftëtarët aleatë Kurdë dhe Arab. .

Lugina e Eufradit të mesëm shërben si një demarkacion informal në Sirinë Lindore, me një qeveri që kontrollon anën perëndimore SHBA- mbështetur nga SDF në lindje.

Forcat pro- qeveritare Siriane që janë qëlluar dyshohet se kishin provuar të pushtonin lindjen e Lumit Eufrad.

Qeveria siriane gjithashtu është akuzuar për përdorim të armëve kimike mbi qytetin e zënë nga rebelët, Idlib, në fillim të kësaj jave.

Veritas.com.al/