Liderët e shteteve të Grupit G7 janë mbledhur në Kanada për atë që po e quajnë një nga samitet më të hidhur në vite.
Në prag të takimit, liderët Francez dhe Kanadian u përplasën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbi agjendën kryesore të samitit- tarifat e tregut.
Zoti Trump, që pritet të arrijë i fundit dhe të largohet i pari nga samiti, ka vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin që kanë përhapur reprezalje tek partnerët e tregut.
Por shtetet pjesëmarrëse, gjithashtu, mund të përplasen mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe ndryshimin e klimës.
Samiti G7, grupi ku bëjnë pjesë Kanada, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Francë, Itali dhe Dhermani, nis punimet ditën e Premte në qytetin La Malbaie në Quebec.
Liderët e këtyre shteteve përfaqësojnë më shumë se 60% të rrjetit të vlerës globale.
Veritas.com.al/