NATO ka mbledhur 30.000 trupa dhe 50 anije luftarake afër kufirit me Rusinë për stërvitje ushtarake, duke rrezikuar tërbimin e ‘Njeriut të Çmendur’, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.
Ushtrimet përfshijnë 30.000 trupa nga më shumë se 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, 200 aeroplanë dhe 50 anije.
Manovra më e madhe NATO-s e cila mbahet vetëm pak kilometra larg kufirit rus është planifikuar shumë kohë më parë para pushtimit të Ukrainës nga Moska, por rëndësia e saj tani është ngritur.
Qëllimi i kësaj manovre është testimi se si Norvegjia dhe anëtarët e Aleancës do të reagonin së bashku në tokë, ajër dhe në deti në vijë me Artikullin 5 të NATO-s, i cili kërkon nga vendet anëtare të vihen në mbrojtje të një vendi tjetër në rast të sulmit.
“E llogaris tërësisht normale, ndoshta më shumë se kurrë, trajnimin e përbashkët për të demonstruar kapacitetet dhe gatishmërinë tonë për të mbrojtur vlerat dhe mënyrën e jetës sonë”, deklaroi general Yngve Odlo, përgjegjës për manovrën ‘Cold Response’.
Rusia ka refuzuar të vëzhgojë ushtrimin i cili mbahet çdo dy vjet dhe përundon me 11 prill.