Në konferencën me të ngarkuarin me punëtë Delegacionit të KE-së, Luigi Soreca, zv/kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj interesit të medias lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

“Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve.

E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione ”, tha Balluku.