Ministri i ri i Brendshëm i linjës së ashpër, Matteo Salvini ishte në Sicili ditën e Diele për të shfaqur platformën anti- emigracion që e solli në pushtet në një nga vendet ku zbarkojnë më shumë refugjatë.

Lideri i partisë së djathtë radikale League ndodhet në kërkim të një mbështetjeje të fortë për kandidatët e saj në zgjedhjet bashkiake që do të zhvillohen në fund të këtij muaji.

Emigracioni është barra e parë që mban Salvini edhe si zëvendës i parë i kryeministrit në qeverinë e koalicionit populist në Itali. Ai deri tani ka shtuar edhe një pikë të kontrollit të refugjatëve në Pozzallo.

Qyteti port në Sicilinë e jugut ndodhet përballë një nga vendeve ku ushtria dhe anijet e pasagjerëve sjellin refugjatë që largohen nga lufta, keqtrajtim dhe uri.

Veritas.com.al/