PRAGË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Praga ku mori pjesë në forumin “GLOBSEC 2024”, ka folur për marrëveshje për emigrantët me Italinë.
Pa hyrë në detaje konkret, shefi i ekzekutivit tha se Shqipëria synon të jetë e dobishme për veten dhe për miqtë e saj.
Ai shtoi se Europa duhet të funksionojë si një trup i vetëm kur vjen puna në përballimin e sfidave të emigracionit.
“Ka shumë prej të ashtuquajturve, anës progresistëve të Europës, që e konsiderojnë këtë marrëveshje si të keqe. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Euorpës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama.