Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asgjë të vërtetuar, se mbetje toksike janë transportuar nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, në interpelancën për “Kurum”, Rama u shpreh se deri më tani ka vetëm dyshime, teksa shton se opozita vijon të helmojë shqiptarët me gënjeshtra.
“Jam këtu sot për t’iu përgjigur një kërkese për interpelancë, në shfrytëzim abuziv të rregullores, pas një serie fletërrufesh, fanazi malije, për të vijuar helmimin e shqiptarëve, përmes kanalizimeve të botës digjitale.
E tillë është kërkesa për interpelancë. Ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë.
Vetë organizata joqeveritare ndërkombëtare, shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra, për t’u transportuar drejt Azisë, janë mbetje të rrezikshme.
Pra, dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë çertifikatë analizash, asnjë provë e faktuar ende. Vetëm dyshime”, tha Rama.