Sot, Policia e Italisë njoftoi se mbrëmë gjatë natës ka arrestuar 5 skafistë shqiptarë e ka sekuestruar gomonen e tyre me 2 tonë marijuanë në bord. Me këtë gomone ata kishin transportuar përmes Adriatikut, që nga Shqipëria drogën që do të tregtohej në shtetin italian.

Arrestimi i skafistëve është bërë në momentin kur ata po tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pescaros.

Gomonia është e modifikuar me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit. Mjeti lundrues si dhe lënda narkotike janë sekuestruar nga Policia italiane.  5 skafistët shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti. Operacioni për arrestimin e tyre është ekzekutuar nga Policia e Pesaros në bashkëpunim me atë të Ankonës e me Drejtorinë policore të komunës së Fano