Agjencitë më të mëdha të lajmeve si “Associated Press”, “Fox News”, “Washington Post” apo BBC, kanë raportuar mbi situatën e fundit pas përmbytjeve në jug të vendit.

Sipas tyre autoritetet shqiptare thanë se nga reshjet e dendura dhe përmbytjet, me mijëra shtëpi dhe shkolla janë dëmtuar, sikurse janë përmbytur me mijëra toka bujqësore.

Sipas të dhënave të qeverisë, 600 familje janë evakuuar në dy qytetet jugperëndimore, Fier e Vlorë, ndërsa më shumë se 3 mijë shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë toka bujqësore janë përmbytur. Shumë rrugë dhe rreth 28 ura janë prishur.

Autoritetet shqiptare,lidhur me këto dëmtime, thanë se po bëhen llogaritej për dëmshpërblimin e banorëve. Sipas mediave të huaja, të paktën një person ka humbur jetën këto ditë nga përmbytjet ndërsa portet dhe aeroporti janë mbyllur pjesërisht gjatë fundjavës.

Shkollat janë mbyllur të gjithë vendin të premten me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe 27 prej tyre në zonat më të prekura do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e hënë.

Veritas.com.al/