Ministri holandez i Drejtësisë, Ferdinand Graspepperhaus ka vizituar vendin tonë. Gjatë një konference të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni, zoti Grapperhaus ka komentuar edhe protestën e opozitës dhe aktin e djegies së mandateve.

“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që kemi patur raste dhunë në Shqipëri.

Më vjen keq që opozita ka marr vendim të djegë mandatet. Dalja nga kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie. ”  – u shpreh ministri holandez.

Veritas.com.al/