Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci.
Ai është takuar me kryeministrin Andrej Plenković, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.
Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, bën me dije Hasani.