Ish presidenti amerikan, Donald Trump kryeson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Deri më tani, Trump ka fituar 246 vota elektorale, sipas projeksioneve nga CNN.

Ndërsa zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka fituar 182 vota elektorale.

Shtetet e fituara nga Trump: Kentacky, Indiana, West Virgina, Louisiana, Utah, Montana, Mississippi, Ohio, Iowa, Kansa, Idaho, Texas, North Dakota, South Dakota, Wyoming, North Carolina, Nebraska, Luiziana, Georgia.

Shtetet e fituara nga Harris: Vermont, California, Oregon, New York, Delaware, Washington, New Mexico, Virginia, Maine, Columbia District, Illinois, New Jersey, Merilend, Connecticut, Massachusets, Hawaii.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore. Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e kishte bërë këtë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të.

Kamala Harris, 60-vjeçare, e ka paraqitur veten si ndryshim brezash nga Biden, 81 vjeç, dhe Trump 78 vjeç. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e abortit pas vendimit të vitit 2022 të Gjykatës Supreme që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Ajo po ashtu e ka cilësuar Trumpin si rrezik për demokracinë dhe ka përmendur rolin e tij në sulmin e 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe refuzimit që të pranojë humbjen nga Bideni më 2020.

Ora 07:05 Trump shkon në 246 vota elektorale, Harris merr 187 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 06:03 Trump siguron 230 vota elektorale, Harris merr 182 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 05:42 Trump fiton dhe Karolinën e Veriut. Merr 227 vota elektorale, Harris me 153

Ora 05:03 Ngushtohet diferenca, Trump merr 211 vota elektorale, Harris me 145 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 04:56 Një vështrim i shpejtë se si po shkojnë Trump dhe Harris në shtetet e fushëbetejës

Tani për tani, Donald Trump duket të jetë përpara në tre nga gjashtë shtetet e fushëbetejës ku rezultatet janë raportuar deri më tani: Gjeorgjia, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Ndërkohë, Kamala Harris është përpara në Michigan, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 19% e votave në atë shtet dhe Arizona, ku janë numëruar gjysma e votave. Ajo është gjithashtu përpara në Wisconsin.

Trump fitoi Karolinën e Veriut në 2016 dhe 2020, ndërsa Joe Biden kishte marrë pjesën tjetër të shteteve të fushëbetejës në vitin 2020, megjithëse me diferenca të ngushta.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *