Kryeministri i vendit ka reaguar pas stuhisë që goditi edhe Shqipërinë këtë të premte. Kreu i qeverisë shprehet përmes një postimi në Facebook se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Rama.