Porti i Barit ka anuluar të gjitha lundrimet e anijeve drejt Durrësit prej motit të keq që ka përfshirë gjithë Rajonin. Sipas njoftimit, Porti i Barit është mbyllur për sot dhe ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme Detare të Durrësit për vendimin. Po ashtu me mbylljen e portit të Barit, porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit dhe pse kundrejt atij italian, porti i Durrësit është i hapur.

NJOFTIMI I PLOTË

Njoftim ! Duke parë përkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitanerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se : 1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit. 2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta. Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme Detare