“News UK TV” e Peshkaqenit do të duhet të luftojë me “GB News”. Objektivi: të ndajë telespektatorët e djathtë të zhgënjyer nga “BBC”

Nga: Gaia Cesare 

Lancimi eshte parashikuar brenda mesit te këtij viti, mbase që në pranverë. Sfida është se kush do të transmetojë i pari midis News UK TV të Rupert Murdoch dhe GB News të lindur me të paktën 60 milion sterlina të paguara tashmë nga financues të pasur të djathtë, shumë prej tyre të huaj.

Nëse në Shtetet e Bashkuara Donald Trump synon të krijojë nje TV dixhital për tu emancipuar nga Fox News i manjatit Murdoch, në Mbretërinë e Bashkuar ka një fermentim të madh për debutimin e dy kanaleve të reja televizive pikërisht në modelin Fox. Qëllimi është të kapi atë pjesë të audiencës të lodhur nga mbulimi i BBC,nga paanësia e tij e diskutueshme dhe gjuetia e te rejave  ne krahasim me Sky dhe Itn. “Ne do t’i shërbejmë një numri të madh të Britanikëve që ndihen të pakënaqur dhe të padëgjuar nga media e tyre”, shpjegon Andrew Neil, fytyra prej shumë kohësh e BBC, i cili u largua nga TV shtetëror pas 25 vjetësh dhe tani është në krye të GB News. TV do të jetë i disponueshëm në dixhital dhe satelit, në të gjitha platformat TV, duke përfshirë Freeview, Sky dhe Virgin Media, pervecse online.

Ylli i gazetarisë angleze, Neil është prova se është serioze. Ish-drejtor i Sunday Times te Rupert nga 1983 në 1994, bashkëthemelues i Sky TV lancuar tridhjetë vjet më parë nga Peshkaqeni, gazetari i njohur për vendosjen e ministrave dhe kapove të qeverive në skarë, ai tani është njeriu i pikës së kthesës, president dhe gjithashtu yll kryesor i Gb News i gatshëm për të transmetuar 24 orë në 24. Një blerje e ekselencës falë edhe mbështetjes financiare që Gb News merr nga Discovery, gjiganti Amerikan i medias, nga disa fansa të Brexit si Sir Paul Marshall, themelues i faqes së mendimit të krahut të djathtë UnHerd dhe shumë financuesve të huaj, përfshirë Neo Zelandezin Christopher Chandler, financier me investime në Rusi dhe aksione në Gazprom. Rekrutimi i mbi njëqind gazetarëve tashmë ka filluar. Qëllimi është të merren me politikë duke treguar histori nga çdo cep i Vendit, jo vetëm nga Westminster. Dhe te pozicionohen në të djathtë të BBC pa arritur ne ekseset e Fox. Edhe sepse për ta mbikëqyrur mbi korrektësinë e informacionit do të jetë garanti Ofcom, i cili i ka dhënë licencat të dy TV-eve.

Por GB News do të duhet të luftojë me rivalin e ri të Murdoch, News UK TV. Manjati i botimeve dhe themelues i Fox rikthen duart në televizionin anglez pasi perandoria e tij mediatike u tkurr me shitjen e Sky tek Comcast dhe 21st Century Fox te Disney. News UK TV e Rupert qe mban emrin e shoqërise që boton Times, Sunday Times dhe Sun mori dritën jeshile për të transmetuar si online, si shërbim transmetimi,si dhe falas. Por do të transmetojë vetëm në mbrëmje, 4 ose 5 orë në kohën më të mirë, një garanci e vlerësimeve të shkëlqyera, më e larta e ditës. I koordinuar nga ish-kreu i Fox News, David Rhodes, TV i ri tashmë u është afruar si Piers Morgan, ish-drejtori i tabloidit News of The World (i mbyllur pas skandalit të përgjimeve), gjykatësi i Britanisë Got Talent dhe drejtuesi i programit politik Mirëmëngjesi Britani në Itv. Midis kandidatëve të mëdhenj të punësuar ka edhe Lord Alan Sugar, ish presidenti i Tottenhamit i cili kaloi nga mbështetja e Laburistëve në miratimin ndaj Boris Johnson. Programimi ka të ngjarë të fillojë me një shfaqje politike në fillim të mbrëmjes, do të vazhdojë me një program politik në mes të mbrëmjes, duke përfunduar me lajme dhe një shfaqje të mundshme satirike të ditës. Darka mes Murdoch dhe Nigel Farage në një restorant në Londër verën e kaluar sugjeron që edhe njeriu i Brexit mund të ketë një dorë. Nga ana tjetër, TV-të e reja ndihmojnë në zbatimin e planit të propozuar vite më parë nga Dominic Cummings, ish këshilltari i Johnson-it pro-Brexit, i cili e quajti BBC një “armik të vdekshëm” dhe argumentoi se një revolucion në fushën e komunikimeve ishte i nevojshëm. Një pikë kthese tha se duhej të ndodhte në tre hapa. Së pari: minoni besueshmërinë e BBC-së. Së dyti: krijoni një ekuivalent të Fox News. E treta: jepini fund ndalimit të spoteve politike televizive.

VERITAS.COM.AL