Një ndërhyrje e rrallë në zemër të një niveli të lartë, e cila aplikohet për herë të parë në Shqipëri, është kryer në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Bëhët fjalë për teknikën e hapjes së arterieve me mbyllje kronike të zemrës, pa ndërhyrje kirurgjikale, pa hapje të kraharorit, apo “by pass”, siç njihet ndryshe.
Kjo ndërhyrje është kryer nën mbikqyrjen e kardiologut Aurel Toma i cili është edhe shef i repartit të hemodinamikes në një nga spitalet publike në Vjenë.
Kardiologu Aurel Toma thotë se kjo teknikë, më e kërkuara nga pacientët, do të aplikohet shumë shpejt edhe në spitalet e tjera në Shqipëri.
Mjeku Aurel Toma mori pjesë në workshopin 2 ditor me temë “Dilemat e përditshme të Kardiologjisë Intervencionuese dhe Hemodinamike”, që u organizua në Shkodër./