Që prej orës 11 të paradites eshte zhvilluar  mbledhja e radhës e Këshillit Politik me në fokus listat e hapura dhe koalicionet.

 Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se në mbledhjen e këshillit politik opozita e bashkuar ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare përmes

Këshillit të Europës nga ku varet Komisioni Venecias për ndryshimet kushtetuese.

Më herët ekspertët në këshill parashtruan qasjen e tyre për listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

Kjo kërkesë e opozitës ka marrë si përgjigje nga Damian Gjiknuri atë që u tha një ditë më parë: Nisur nga fakti se këto amendime kushtetuese, janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.

Gjiknuri po ashtu në këshill ka thënë: Për fazën aktuale të ndryshimeve kushtetuese nuk ka nevojë për ekspertizë sepse PD-LSI nuk kanë ndonjë problem me amendamentet kushtetuese dhe formulimin e tyre. Nuk kanë paraqitur as formulime alternative.

Ekspertiza e ODHIR është e mirëpritur për të adresuar shqetësimet e opozitës në fazën e shkruajtjes të ligjit elektoral pra formulimeve në kod pas ndryshimeve në Kushtetutë.

Pra duhet të miratohet ndryshimi kushtetues, i cili edhe sipas ekspertëve nuk pengon as hapjen 100% të listave dhe as koalicionet.Më pas, specifikimet për listat dhe modalitetet se si regjistrohshten partitë të grupuara me listë caktohen në kod. Në këtë fazë palët nëse nuk gjejnë dakordësi mund të marrin dhe opinion të ODHIR.

VERITAS.COM.AL/