Ka filluar procesi per revokimin e koncesionit të Institutit Dignitatis Humanae të Certosa di Trisulti. Asnjë “shkollë sovranizmi” në rajonin e ulët të Lazios

Giuseppe Aloisi –

Duhej të ishte “shtëpia shpirtërore” e bannonizmit, por me shume mundësi Certosa di Trisulti do të përdoret për qëllime të tjera.

Pak orë më parë erdhi lajmi per inicimin nga ana e ministrisë kompetente të procedurës që çon drejt revokimit të koncesionit të përdorimit nga shoqata “Instituti Dignitatis Humanae”. Ajo që shumë media e quajnë pranë Steve Bannon-it, ish-shefi strateg i Donald Trump dhe lider i The movement dhe pozicioneve te tij.

Vendi historik fetar i krahines se ulet te Lazios,specifikisht në komunën e Collepardos, në provincën e Frosinones, nuk do të organizojë me kursee e menduara për të trajnuar populistët dhe sovranistët e së nesërmes.

Mosmarrëveshja ka vazhduar prej disa kohësh. Gjatë muajve të kaluar, ka pasur edhe disa protesta të organizuara nga komitetet e zonës dhe disa forca të qendrës së majtë dhe të majtë. Një notë e shpërndare nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore – siç raportohet edhe nga agjencia Agi – ka njoftuar se “Avokatura e Shtetit ka identifikuar ekzistencën e të gjitha kushteve për të proceduar me anulimin në vetëmbrojtje ne kuptim te artikullit 21 të ligjit 241/1990, si dhe deklarimin e decadences së koncesionarit ne kuptim te artikullit 19 të kontratës së koncesionit, si pasojë e shkeljes së detyrimeve të ndryshme kontraktuale “.

Që shkurtimisht, do të thotë se koncesioni tani mund të revokohet në mënyrë efektive. Trisulti, sipas këtij reportazhi, që daton në vjeshtën e vitit 2018, duhej të strehonte “dy akademi: njëra kushtuar Kardinalit Martino,e përqendruar në mbrojtjen e jetës dhe familjes, tjetra me qëllim promovimin e bazave hebraike-kristjane të qytetërimit perëndimor “. Kete e kishte bere prezente Benjamin Harnwell duke shpjeguar se kush ishin perspektivat. Asgjë nuk është bërë ne fakt.

Ish-Abacia Cisterciane, me përjashtim të surprizave, do të destinohet për diçka tjetër, por për çfarë? Koncesioni kishte lindur gjithashtu për shkak të mungesës së murgjerve. Tani duhet kuptuar fati i një vendi që sigurisht meritonte vëmendje.

Veritas.com.al/