E para u regjistrua në Tiranë, kur dy persona babë e bir u diagnostikuan me koronavirus, e më pas nga kontrollet rezultuan se ishin edhe 6 anëtarë të familjes së tyre por edhe të afërm.
Vatra e dytë duket se është krijuar nga një 31 vjeçar që kishte udhëtuar në Itali, në Milano dhe pas kthimit shfaqi efektet e sëmundjes së rëndë. Ende nuk ka një raport se sa persona të tjerë mund të jenë infektuar prej tij. Vatra e trete është në Durrës, pasi një grua e moshuar 73 vjeç u ekzaminua me koronavirus. Ajo është nga Shën Vlashi dhe kishte udhëtuar drejt Italisë, ende nuk ka ndonjë raport nëse të afërm apo edhe punonjës të spitalit të Durrësit janë infektuar. Vatra e katërt është në Lushnje, ku një i moshuar që ishte kthyer nga Bergamo shfaqi problem të rënda për shkak të prekjes nga koronavirusi.
VERITAS.COM.AL/