TIRANË– Rastet e suksesit në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë nuk janë të izoluara. Një nënë me foshnjën e saj kanë shpëtuar mrekullisht falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të këtij spitali në bashëkpunim me mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të “QSUT-së”. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka ndarë këtë arritje në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Një nënë dhe foshnja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në sajë të punës në ekip mes mjekëve të këtij spitali, në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së Ndërhyrja u krye me sukses dhe nëna me foshnjen janë ndjekur me shumë përkujdes, falë punës së shkëlqyer të mjekëve Dr. Rezart Ajazi, Dr. Bilbil Hoxha, Dr. Vezir Tena, Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Redi Hoxhallari, Dr. Nordjan Xhindi, Dr. Nikoleta Xhavara, Dr. Vasilika Çina, Dr. Aida Hoxha, dhe instrumentare Ema Haxhi”, shkruan Rama.
“Rasti për të cilin ishte diagnoza, është një nga më të rresikshme. Hyn në tre apo katër diagnozat që janë me mortalitet shumë të lartë”, thotë mjeku.