Fatime Kryemadhi, mamaja e Monika Kryemadhit është paraqitur sot në SPAK pasi është thirrur nga prokurorët.
Pas disa orësh qendrimi në Prokurorinë e Posaçme, Fatime Kryemadhi ka deklaruar për gazetarët se është pyetur për burimin e pasurive dhe pallatin që kanë ndërtuar në zonën e Astir, në Tiranë.
“Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë e kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi.