Qytetarët e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Lezhës, Kavajës, Përmetit, Vlorës, Krujës dhe Kukësit, mbrëmë gjithë natën kanë qenë prezentë të një aksioni të madh të Policisë së shtetit në kërkim të drogës. Po të përshkruhej me mjete të artit, më mirë do të thuhej se ‘trokiste çdo portë dhe dëgjoheshin zëra’ Hej, kush ka drogë ta dorëzojë!”.

A mos vallë ishte ky aksioni i fundit dhe përfundimtar kundër drogës? Ministri Demokrat i Brendshëm në qeverinë socialiste, para pak ditësh deklaroi se ‘nuk ka më drogë’ në vend. Megjithatë përsëri ka aksione ku grumbullohen disa ton bimë narkotike.

Madje jo vetëm brenda qyteteve, aksioni i Policisë është zhvilluar edhe në kryqëzime rrugësh nga ku mendohet se mund të kalojnë ‘karvanët’ e drogës. Kështu ndodhi në kryqëzimin e rrugës nga Kavaja për në Plazhin e Gjeneralit, ku u kap shumë drogë.

Operacioni  zhvilluar në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj. dhe drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Operacioni në Vlorë është zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja. Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë e Kavajë ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar edhe në Përmet.  Në gjithë vendin u sekuestruan tonelata drogë dhe u arrestuan shumë persona. “Në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim do jepen detaje. Ende nuk ka përfunduar peshimi total i lëndës narkotike”- njofton policia.

Ministri i Brendshem i PD, Dritan Demiraj, përgëzoi Policinë. Ja çfarë shkruan ai në fb:

Image

Veritas.com.al/