Koment/ Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor dhënë sot, Presidenca- sipas njoftimit në media- bën lëvizjen e radhës. Cila është lëvizja? Pyetja bëhet pas presidenti hyri në “xhunglën’ e gafave lidhur me zgjedhjet, duke marrë vendime politike por të pa mbështetura në Kushtetutë.

Burime për median thanë se nesër në 08:00 do të ketë një konferencë për mediat në ambientet e institucionit të Presidentit.

Fakti që presidenca lë dyshime se ‘nuk dihet ende nëse në këtë dalje për mediat, që pason vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor, do të jetë vetë Kreu i Shtetit’ apo mesazhi do të përcillet përmes këshilltarëve të institucionit, lë për të dyshuar për një largim të menjëhershëm.

Sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve, në procedurë për shkarkimin e presidentit, ka kërkuar letë- përgjigjen e Ilir Metës, por ai ka bërë ironi e nuk është përgjigjur direkt.

Kolegji Zgjedhor shpalli sot vendimin e tij në në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ për të mos çregjistruar Partinë e duke lënë kështu në fuqi 30 qershorin.

Veritas.com.al/