Pasi presidenti Ilir Meta ka thënë se do të zhvlerësojë dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të 0 qershorit, sot bëri me dije se do të mbledhë edhe kryetarët e partive një nga një, për konsultë. Fillimisht takimi do të jetë me opozitën, nga e cila presidenti u inspirua për të ndërmarrë hapin e tij që po konsiderohet ‘nul’.
Por pikë së pari, Meta do të takojë Monika Kryemadhin, grua dhe kryetare e partisë së Metës, ku shpresohet se do të marrë zgjidhje kriza.
Burime për mediat thonë se nesër presidenti, Ilir Meta do të takojë krerët e partive të mëdha politike në vend, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
Më herët burime nga Presidenca bënë me dije se Presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Veritas.com.al/