Është viktima e 1643-të e identifikuar midis 2753 të zhdukurve në sulmet terroriste në World Trade Center
Nga: Franco Iacch
Medical Examiner i New York City-t ka identifikuar mbetjet e një tjetër viktime të 11 shtatorit.
Bëhet fjalë për një burrë identiteti i të cilit mbetet ende sekret. Është viktima e 1643-të e identifikuar midis 2753 të zhdukurve në sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë. Ne pesë vitet e fundit janë identifikuar pesë. Viktimat kishin nje moshe midis 2 dhe 85 vjeç, rreth 75-80% ishin burra.ne Boeing 767 te American Airlines
40% e viktimave të 11 shtatorit mbeten të paidentifikuar
Nga viktima numër 1643 e identifikuar nga Inspektorati Mjekësor i New York City, dihet vetëm se është një burrë. Identiteti i tij u konfirmua nëpërmjet testit të ADN-së nga mbetjet e rikuperuar në 2013. 1.110 viktima, barabar me 40% të atyre që humbën jetën në sulmet kundër Kullave Binjake, mbeten pa emër. Ndër ata që humbën jetën gjatë sulmeve fillestare dhe kolapsit pasues të Kullave, 343 ishin zjarrfikës të Nju Jork City, 23 policë të Nju Jorkut dhe 37 agjentë të Autoritetit Portual.
Veritas.com.al/