Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Deputetët e Foltores kanë vijuar të pengojnë sërish punën në Kuvend, me të njëjtin skenar atë të zhurmuesve dhe bilbilave.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka nisur seancën në bazë të rendit të ditës, por herë pas herë deputetë të opozitës vijojnë të ndërpresin punimet, ndërsa Gazment Bardhi është vendosur tek Foltorja e Kuvendit, duke kundërshtuar dhe akuzuar mazhorancën  për projektligjet e radhës që pritet të miratohen.

Ndërkohë marrëveshja me Italinë për emigrantë është miratuar me 77 vota pro.