Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Në nisje të kësaj seance drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Gjithashtu gjatë fjalës së saj, Felaj ka kritikuar deputetët e opozitës për kaosin dhe pengimin e punës në Kuvend.
“Për shkak të kësaj situate jemi të detyruar të vazhdojmë në mënyrën e zakonshme. Me vjen shumë keq që po vazhdojmë po në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Felaj.
Kujtojmë se Foltorja prej disa muajsh vijon me skenarin e saj të bllokimit të punimeve normale të Kuvendit. Edhe sot nuk mungon kaosi nga grupi i Rithemelimit. Mazhoranca sot pritet të miratojë ligjin për investimet strategjike.
Megjithatë deputetët e Foltores nuk kanë hequr dorë nga zhurmuesit, ndërsa socialistët zgjedhin që seancën ta mbyllin pa diskutimeve në një situatë të tillë kaosi.
/abcnews.al/