Të evakuarit nga uragani Irma po kthehen në shtëpi, në skenën ku ka ndodhur shkretimi në Florida Keys. Ata ndodhen para një fakti tashmë të raportuar dhe të prekshëm se një e katërta e shtëpive janë të shkatërruara dhe të rrafshuara me tokën.
Imazhet e fundit i tregojnë shtëpitë të kthyera përmbys pasi stuhia i goditi për vdekje. Era në këtë zonë kishte shpejtësinë 120mph (192km/h).
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po lëvizin përmes pasojave më të këqija të zonës për të kryer furnizmimet me ushqime dhe me ujë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të vizitojë shtetin e Florida-s nesër, e Enjte, për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani Irma.
Veritas.com.al/