Situata e zjarrit që ka përfshirë një vend grumbullimi të skrapit në ish zonën e Metalurgjikut në Elbasan, është drejt përkeqësimit.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikese nga i gjithë qarku i Elbasanit.

Sakaq, raportohet se ngjitur me vendgrumbullimin e skrapit ndodhet fabrika e çelikut, duke rritur rrezikun për më shumë dëme.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gletjan Llatja, për të parë nga afër situatën.