Gjenden të paktën shtatë bishta në atë që mbeti nga skela. Megjithatë, kompania  mbrohet : “Asnjë lidhje me zjarrin”

Nga: Angelo Scarano /

Në katedralen e Notre Dame piheshin cigare… Për ta pranuar është një nga kompanitë e ndërtimit që është marrë me ndërtimin e skelës (pastaj e shkatërruar plotësisht nga flakët) që mbështillte kishën përpara zjarrit. “Le Bras Freres”, ky është emri i kompanisë, i ka bere te ditur hetuesve se disa punëtorë zakonisht tymosnin në maje të së njëjtës skelë. Kompania tha se i vinte “keq” për këto episode. Por në fakt ka përjashtuar gjithashtu një lidhje midis zjarrit dhe cigareve të punëtorëve.

“Në të vërtetë – ka deklaruar Marc Eskenazi, zëdhënës i kompanisë – ka punëtorë që herë pas here e kanë shkelur ndalimin, por në asnjë rast ne origjine te zjarrit nuk mund të jete bishti i një cigareje i pa fikur mire.

Ndërkohë, siç raportohet nga Canard Enchainè, hetuesit kishin gjetur të paktën shtatë bishta cigaresh në skelë. Me pak fjalë, hetimet janë në të vërtetë duke vazhduar dhe tani qëllimi i hetuesve është i qartë: për të identifikuar shkakun e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Hetimet janë duke u përqendruar në punët në katedrale. Sigurisht prania e disa punëtorëve në skelën e katedrales me cigare në duar mund të çojë hetimet për të vene ne shënjestër një nga punonjësit e kompanisë. Por duhet të demonstrohet qartë lidhja midis një cigareje dhe zjarrit që shkatërroi katedralen.

“Le Bras Freres” nuk ishte e vetmja kompani e përfshirë në punët në Notre Dame. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se katedralja do të rindërtohet gjatë pesë viteve të ardhshme.

Një ndërmarrje e vështirë. Dëmi në strukturë është i plotë dhe do të duhet kohë për të studiuar një projekt të ri të aftë për rindërtimin e pjesëve të zhdukura dhe mbi të gjitha mbrojtjen e pjesës së kishës që ka mbetur në këmbë. Rindërtimi do të fillojë menjëherë pas mbylljes së hetimeve që lajmërohet te jenë të gjata dhe komplekse.

Veritas.com.al/