Babë e bir në protestën e PD nuk i rrahu policia, por Zamir Sijani nga Xhafzotaj, militant i LSI dhe i dënuar për drogë e për armë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasin, i cili ka plagosur babë e bir më datë 2 qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 43-vjeçarit Z.S është bërë pasi janë parë pamjet filmike të protestës.

Në lidhje me dhunën e ushtruar nga i dyshuari përkundrejt dy shtetasve të tjerë (babë e bir) reagoi ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit tha se policia ka dhunuar dy protestues, ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përgënjeshtroi, duke sqaruar se protestuesit janë përleshur me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

‘Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”,  të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Në vijim të këqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me inisiativë i  shtetasit :

Zamir Sijani, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia

Veritas.com.al/

Dhuna1