Policia ka ‘blinduar’ Fushë Kuqen ndërsa mësohet se është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës.

Bëhet me dije se ky është një megaoperacion i policisë, me mbështetjen e SPAK.

Sakaq, sipas BW mes të arrestuarve janë edhe oficerë policie.

Mesohet se operacioni i madh policor është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shef komisariati.

Kush eshte Gezim Cela?

Gëzim Çela, banues në Kurbin, ka qene i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty