Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 të arrestuarit e operacionit “Tempulli”.

Njëzet e tre grupe kriminale u shkatërruan nga ky operacion i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Ata janë arrestuar me akuzën e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe lokale. Sakaq, mbi 200 persona kanë përfunduar pas hekurave dhe Gjykatat e rretheve i kanë vlerësuar të drejta urdhër-arrestet për ta