(FOTO: Viktor Orban, kryeminister i Hungarisë)/

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán ka vlerësuar fitoren e populistëve të “Lëvizjes Pesë Yjet” në referendumin e Italisë dhe zgjedhjen e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se pikërisht këto lëvizje janë fillimi i “Rebelimit”.

Lideri hungarez, i cili njihet si një njeri i sinqertë në shprehjen e opinionit të tij mbi krizën e emigracionit masiv, shprehu lidhjet e tij “familjare” me lëvizjet në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Zoti Orban tha se vetë partia e tij, “një histori e bërë vetë… ku rreth dhjetë ose njëzet djem erdhën nga diku, u ngritën, të stërngopur me botën që i rrethonte” dhe kërkuan ta ndryshonin.

Ai tha se po shikon të njëjtin qëndrim te Presidenti i zgjedhur Donald J. Trump, duke folur në një intervistë për një site hungarez, “888.hu”. Trump- tha ai “ është një njeri i mentalitetit të të bërit vetë”. Ai shtori se figurat e “bërë vetë janë njerëz të suksesshëm, që nuk e fillojnë fjalinë me “unë njoh njerëz”, por thonë “Unë kam bërë këtë”.

Për kryeministrin hungarez, 2016-a nuk është fundi i rebelimit populist kundër globalizimit dhe elitave.

I pyetur nëse sentimenti anti-globalist mund të përhapet, ai tha: “Jam i bindur se viti 2017 do të jetë vit i Rebelimit. Tjetër gjë është nëse ata (globalistët) do ta mposhtin dot rebelimin, kjo ëhstë tjetër histori”

Orbán përmendi fitoren e opozitës italiane në referendumin e sapo kaluar dhe tha se pavarësisht dështimit të kandidatit presidencial austriak anti- emigracionit masiv, Norbert Hofer, rebelimi është në ngjitje.

“NVitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet në Gkjermani, Hollandë, Francë… Shumë gjëra  mund të ndodhin”- tha ai. Mr. Orbán tha se  janë dy rebelime që po ndodhin, njëri është revolta e klasës së mesme dhe e klasës punëtore që u manifestuan në Brexit dhe në fitoren e Trump, dhe tjetri “është një lloj rebelim kombëtar”.

“Avokatët e ‘Shteteve të  Bashkuara të Evropës’ duke u përpjekur të jenë të fshehtë e tinëzar, cenuan sovranitetin individual të kombeve duke përdorur kartën e azilit”.

“Rebelimi, që mund të quhet edhe rebelim kundër turpit, filloi në vitin 2016, por do të bëhet edhe më i gjërë në të ardhmen. Prandaj unë them se 2017 do të jetë vit i Rebelimit”- tha Orban. Ai shtoi sloganin e Trump: “edhe Hungaria will be Great Again”

/Veritas.com.al/