Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán ia plasi në fytyrë Bashkimit Europian pse po adopton ndryshime në sistemin e azlit në bllokun BE. Qeveria e Hungarisë e shikon këtë si zbatim të “planit Soros” për të përmbytur kontinentin me një numër të pakufizuar emigrantësh nga bota e tretë- raporton Breitbart London.

Të premten, Komiteti i parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) adoptoi një raport mbi amendamentet e Marrëveshjes së Dublinit, i cili rregullon Sistemin e Azilit në BE. Sipas këtij  raporti të gjitha shtetet anëtare të BE mund të detyrohen të presin azilkërkuesit kundër vullnetit të popullit të tyre dhe fondet do të mblidhen nga kombet që refuzojnë të ankohen.

“Është e vërtetë se ne jemi të humbur thellë në betejën për të mbrojtur këtë pjesë të sovranitetit të vendit tonë, por deri tani kemi arritur sukses, sepse deri tani ne kemi qenë të vetëm që kemi vendosur të jetojmë në territorin Hungarez”, tha zoti  Orbán, “por sulmi mbi sovranitetin tonë që Parlamenti Europian tashmë ka nisur është më i frikshëm se çdo sulm i mëparshëm”.

Veritas.com.al/