Kryeministri Hungarez, Viktor Orbán ka deklaruar se konservatorët “duhet të luftojnë” kundër fushatës ndërkombëtare për shkatërrimin e kufijve kombëtar, fushatë që lidhet me miliarderin financiar George Soros.

“Ligji mbi azilin ndërkombëtar e bën të qartë se askush në botë nuk ka të drejtë ku ka dëshirë të jetojë, dhe secili vend ka popullsinë e vet. Për dikë, që të jetojë diku tjetër ku ka lindur , është e domosdoshme konsensusi me njerëzit që jetojnë në atë vend”, tha Orban për Kossuth Rádió.

‘“Në qoftë se dikush dëshiron të jetojë në Hungari, ai duhet të kërkojë leje nga populli Hungarez. Këto mund të mos jenë parime ndërkombëtare, ose normë, gjykata ose organizata të tjera që të vendosin për ne. Kjo është e pamundur”- tha ai; duke iu drejtuar pyetje mbi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka urdhëruar Hungarinë që paguajë kompensime për dy të depërtuar nga Bangladeshi.

/Veritas.com.al/