Sapo kryeministri Edi Rama është kthyer nga një veprimtari inauguruese në Tiranë, ka thërritur  në zyrë të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Vëzhguesit nuk dyshojnë se mbledhja urgjente bëhet për shkak krizës politike, ku kërkohet “qeveri teknike” dhe zgjedhje të ndershme e të lira. Prej më shumë se 45 ditë Opozita udhëheq një protestë qytetare me kërkesën për “qeveri teknike”.

Kryeministri e ka kundërshtuar “versionin” e protestuesve dhe ka thënë se zgjedhjet do të bëhen me këtë qeveri, qoftë edhe pa opozitën. Por aleatët në qeveri kanë kundërshtuar pikëpamjen e kryeministrit dke i thënë se “nuk shkojmë në zgjedhje pa opozitën”.

Kryeministri ndodhet para faktit që të pranojë kërkesat e protestuesve. Mbledhja në qeveri mendohet se bëhet për të njoftuar mbi hapat konkretë që do të merren drejt zgjidhjes me “qeveri teknike”.

/Veritas.com.al/