
Në një aheng palestinez, këngëtari i ka kënduar presidentit rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje që t’i vrasë ukrainasit dhe t’i dhunojë gratë e tyre.
“Ngurtëso zemrën, o Putin, shtoni sulmet, dëboni ukrainasit në Palestinë dhe ne do të martohemi me gra ukrainase”, thotë teksti këngës.
Ai gjithashtu, përmes këngës i bëri thirrje Kinës që të pushtojnë Tajvanin, shkruan Memri, transmeton Klankosova.t
Ndryshe, kjo këngë, sipas medias “Memri”, është kënduar nga këngëtari i dasmave, Mohammed Arani.