Katër fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri Al Hawl po nisen drejt Shqipërisë.
I gjithë operacioni është ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandë Lleshaj
Fëmijët e nxjerrë nga Al Hawl janë Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha dhe Endri Dumani. Është nxjerrë nga kampi i Al Hawl dhe nëna e tre fëmijëve Floresha Rasha.
Floresha Rasha së bashku me 3 fëmijët dhe Endri Dumanin do të mbërrijnë në Shqipëri pas disa orësh.
Ndërkohë për Top Channel Endri Dumani është shprehur: ‘Jam mirë me shëndet, mezi pres të takoj mamin dhe dajën’.
Floresha: Gjithmonë e kam pritur këtë ditë. Jam shumë e gëzuar.
Doktoresha: “Duken të qetë. Do të shihen në vazhdimësi me kujdes dhe edukatore. Që të kthehen sa më shpejt në jetën sociale. Është ngritur një qendër për ta.
Psikologia: Si fillim do t’ju ofrojmë këshillim psikologjik. Vijnë nga ngjarje traumatike dhe kjo do jetë. Punë me terapi arti dhe loje të fillojnë të rehabilitohen në komunitet.