Nga Laert Skiro/

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, i ka lënë në shtëpi prangat dhe kërcënimet që mbante për opozitën.

Sot zoti Lu është shfaqur si një mik normal para kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha. Madje janë ulur të pinë edhe një kafe së bashku. Pastaj nga kafe, i kanë bërë me sy njëri tjetrit: “a hamë drekë?!”. Tamam si miq, ose si dy njerëz duhet të shpenzojnë pak më shumë kohë së bashku.

Ambasadori Lu e dinte mirë pozicionin e zotit Basha, i cili është vendour në “karantinë” prej 18 ditësh brenda një çadre që tashmë besohet se do të kthehet në “Institucion të Lirisë”. Tashmë njerëzit e kanë kuptuar rezultatin e protestës popullore qytetare të drejtuar nga Opozita: Kjo protestë do të sjellë qeveri teknike e cila do të zhvillojë zgjedhje pa qeverinë korruptuar të tanishme.

Edhe zoti Basha e di mirë tashmë se cili është zoti Lu. Lu është “pa dhëmbë”, ai as mund të kërcënojë më opozitën se po “nuk miratuat vettingun nuk iu shkel më në zyrë”, as mund të kërcënojë se nuk i jap vizë për Amerikë kryetarit të Opozitës. Zoti Lu ka disa ditë që i ka hedhur armët e shantazheve dhe të luftës në emër të qeverisë. Pak ditë më parë deklaroi se “brenda çadrës rri çështja e rëndësishme e zgjedhjeve të lira”. Një  nga republikanët amerikan që foli nga Çadra e Lirisë, zoti Ermert, tha se “zoti Lu është në pozitën më të vështirë”. Me sa duket Amerika e di se Lu ka investuar shumë për qeverinë dhe në emër të Soros, por tashmë nuk e do këtë gjë. President i SHBa nuk është më Obama.

Sidoqoftë, zoti Lu u zbut. Ka kurajën që ta “ulë” veten deri te opozita, të një bisedë me opozitën, te një kafe e drekë. Ndoshta edhe ka transmetuar ndonjë mesazh që mund ‘ia ketë besuar stafi i ri i State Department. Por nga ajo që u pa, del se pas takimit me “LU-në e tmerrshëm”, zoti Basha doli me më shumë besim për protestën.

/Veritas.com.al/