Organizma të shoqërisë civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, prej disa ditësh kanë deklaruar se “në qoftë se qeveria doo të iniciojë ligj për importimin e mbetjeve urbane”, atëherë shoqëria civile do të ngrihet në protestë. Pasi tre deputetë të Kuvendit, të tre të maxhorancës, Eduadr Shalsi, Ervin Bushati të PS-së dhe Bujar Derveni i LSI-së, e iniciuan ligjin; dje kryetari i Kuvendit u takua me kryeministrin Për të gjetur strategjinë e kalimit të ligjit në Kuvend”, sipas disa mediave.
Atëherë, për aktivistët e shoqërisë civile nuk mbeti gje tjetër, veçse nisja e protestës.
Organizata dhe shoqata ambientaliste dhe qytetarësh kanë nisur një protestë sot përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër miratimit të ligjit për importin e plehrave.
Protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të reflektojnë dhe qytetarët të bashkohen për të mos lejuar që vendi të zhytet në plehrat e ardhura nga jashtë.
Brenda maxhorancës parlamentare ka pasur zëra kundër projektligjit, ndërsa LSI propozoi që importi të lejohej “nën monitorimin” e vetë shoqërisë civile.
Iniciativa për importimin e plehrave të riciklueshëm është ndërmarrë më shumë se tri herë gjatë jetës parlamentare post-komuniste. Por në të gjitha rastet është kundërshtuar nga protesta popullore. Qeveria aktuale e Rilindjes, që në seancën e parë të Kuvendit, deklaroi se “kurrë nuk do të ndodhë që të lejohet importi i plehrave nga jashtë”. Por në fakt kjo qeveri që erdhi në pushtet me këtë premtim, po kërkon importimin e plehrave nga jashtë.
Në vitin 2013 dështoi edhe një iniciativë tjetër e kryeministrit për të kryer demolimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Mijëra protestues u ngritën kundër atij vendimi.
Protestuesit janë betuar se do të “riciklojnë” të njëjtat protesta kundër riciklimit të mbetjeve urbane/.
/Veritas.com.al/