Paracetamoli dhe ibuprofeni nuk janë e njëjta gjë, por shpesh ato përdoren njësoj:tani vjen një ilaç që do të kombinojë dy veprimet

Nga: Elisabetta Esposito /

Dilema ndërmjet pirjes së paracetamolit apo ibuprofenit mund të zhduket.

Falë ardhjes së një ilaci të ri që kombinon të dy përbërësit aktivë.

Libero raporton se si Angelini Farmaceutica ka vënë në treg një ilaç që përmban dy përbërësit aktiv në një masë më të vogël se ato që përmbanin njëri ose tjetri dhe që mund të përdoret gjithashtu nga diabetikët, të moshuarit ose pacientët kronikë që vuajne nga sëmundjet kardiovaskulare. Është një ilaç farmacie me një çmim prej pak mbi 7 euro, por është gjithmonë më mirë të kontaktohet doktori për të kuptuar më mirë nëse është i pershtatshem për ju.

Si paracetamoli ashtu edhe ibuprofeni përdoren njësoj për dhimbje ose ethe, por të dyja kanë kundërindikacione që jo gjithmonë ndiqen nga njerëzit që i marrin ato. Këto përbërës aktivë janë në fakt të përfshira në barnat më të zakonshme dhe të përdorura gjerësisht ne farmaci. Të dyja funksionojnë mbi simptoma të caktuara – migrena, dhimbje koke,gjendje ethesh, dhimbje menstruale dhe kështu me radhë – por në një mënyrë të ndryshme.

Dhe paracetamoli, për shembull, as nuk shkakton alergji, aq sa që përdoret edhe në shtatzëni, gjatë ushqyerjes me gji dhe në moshë pediatrike, nën këshillen e mjekut sigurisht, gjithashtu dhe veçanërisht në lidhje me dozen.Ndersa Ibuprofeni gjendet në barnat anti-inflamatore jo-steroide (Fans), që do të thotë se nuk është kortizonik dhe përdoret gjithashtu për kushte kronike të eshtrave të tilla si artriti dhe artroza.

Ilaci i ri duket se prezanton një efikasitet terapeutik më të madh se 30% krahasuar me paracetamolin ose ibuprofenin të marra vec, duket se zgjat më shumë dhe vepron shpejt. Por në këto raste, si gjithmonë kur është fjala për ilaçe, është detyrim që të kerkoni keshillen e mjekut para se të bëni ndonjë zgjedhje në aspektin e shëndetit.

Veritas.com.al/