Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit, të arritur mes Londrës dhe Brukselit, çka do ta detyrojë kryeministrin britanik, Boris Johnson, t’i kërkojë BE-së një shtyrje të re të divorcit.

Amendamenti i paraqitur nga deputeti Oliver Letwin, u miratua me 322 vota pro dhe 306 kundër. Për përkrahësit e Letwin, kjo do të thotë dhënie më shumë kohë deputetëve për të debatuar në detaje për një marrëveshje të re, pa rrezikuar një ”no deal” deri më 31 tetor.

Veritas.com.al/