Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pasi SPAK i ka komunikuar akuzën kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu në lidhje me çështjen e Gërdecit.

Meta gjatë një interviste në Report Tv  është shprehur se drejtësia me regji ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri dhe se Edi Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga aferat.

“Drejtësia me regji ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës dhe rilindjes është vendi që ka pësuar rënien me të fortë nga Transparency International përsa i përket korrupsionit. Deri më tani janë humbur 26 vende.

Përpjekjet e Edi Ramës për të shmangur vëmendjen nga skandalet që po iu vjedhin shqiptarëve milionë euro, me emra të klinetëve të tij përmes aferave sterrë të zeza si ajo e inceneratorëve. Kjo nuk duhet ti bëjë përshtypje askujt. Revolta qytetare do të flasë përmes votës. Do të sigurojë edhe votën e lire”, ka thënë Meta.