Turma të mëdha kanë përkujtuar njëqind vjetorin e pavarësisë së Polonisë, përmes vendimeve tëkundërta ku përfshihen edhe të djathtët ekstrem.
Nacionalistët ishin mes rreth 200,000 njerëzve që morën pjesë në marshimin në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, i cili u udhhoq nga presidenti Andrzej Duda.
Partitë e opozitës e bojkotuan aktivitetin.
Kjo ndodhi menjëherë pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron u bëri thirrje liderve botëror që të lënë mënjanë nacionalizmin gjatë festimeve të njëqind vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
Dita e Pavarësisë Kombëtare të Polonisë përkujton restaurimin e sovranitetit të vendit nga perandoritë Rusët, Gjermanët dhe dhe perandoria Austro– Hungraeze në vitin 1918.
Shumica e pjesëmarrësve në marshimin e të Dielës në Varshavë pbanin flamuj polak dhe ishin të veshur në shirita bardhë e kuq në krahë, por disa mbanin banera që përfaqësonin partitë e djathta nga Polonia dhe Italia.
Veritas.com.al/